Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka dhënë detaje se si kapiteni i Dritës, Rron Broja e ka refzuar gjigantin polak Legia Varshavë.
I ftuar në emisionin Favorit, ai ka zbuluar se si kapiteni i klubit nuk ka dashur ta lë në “lloç” skuadrën në momente të rëndësishme, shkruan Arbresh.info.
“Rroni vetë nuk ka dashtë me u tranferu te Legia e Varshavës, na jemi kon për, por ai nuk ka dashtë me u largu në mes të rrugëtimit në Evropë vjet. Legia ka dashtë me ble para play-offit vjet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se deri më tash i kanë fituar pothuajse gjashtë milionë euro nga Evropa këtë sezon.
Kujtojmë se pas fitores me Shkëndijen e Tetovës të enjten Drita është në rrugë të mirë të shkruaj histori dhe të kaloj në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...