Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.
“Helvetët” do të luajnë fillimisht ndaj Serbisë me datë 12 tetor teksa tri ditë më pas do të takohen me Danimarkën, shkruan Arbresh.info.
Kombëtarja zvicerane drejt Serbisë do të udhëtojë me dy shqiptarë, Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin.
Zvicra aktualisht është pa pikë në grupin 4 të Ligës A të Kombeve kurse Serbia pas dy ndeshjesh ka një pikë.
Liderë i këtij grupi është Danimarka me gjashtë pikë kurse Spanja është e dyta me katër sosh./Arbresh.info
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin