Kupën e Zvicrës për këtë sezon e ka fituar Zurichu, që në ndeshjen finalen ka mundur Young Boysin me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.
Për Zurichun kanë shënuar Frey (11’) Marchesano (74’) dhe për Young Boysin realizoi Sulejmani (80’).
Në skuadrën e Zurichut aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.
Kryeziu e Domgjoni luajtën titullarë për Zurichun, kurse Domgjoni u zëvendësua në minutën e 46-të. Kryeziu në çastet e fundit u ndëshkua me karton të verdhë.
Këto dy skuadra do të ndeshen edhe në Superkupën e Zvicrës, pasi Young Boys është kampion, derisa Zurich si fitues i Kupës.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar