Zogaj sërish caktohet gjyqtar në Champions Ligë

14:44 | 24 Tetor 2022
Emir Abduramani

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, do ta gjykojë edhe një tjetër ndeshje në Champions Ligë.

Zogaj është caktuar nga UEFA për ndeshjen në Austri në mes të RB Salzburg dhe Chelseat.

Ai do të jetë asistent i gjyqtarit kryesor, Sandri Scharer, dhe gjyqtarë tjerë do të jenë: Stephane de Almeida, Juan Martinez Munuera, Alessandro Dudic dhe Fedayi San.

Salzburg – Chelsea do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale