Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane nuk ka menaxhur asnjë klub që prej largimit të tij nga skuadra spanjolle.
Pas shkarkimit të trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskajer, emri i teknikut francez ka qenë spekulimi i parë për të marrë këtë pozitë.
Megjithatë, programi spanjoll “Tiempo de Juego” raporton se Zidane nuk do të ishte i interesuar për punën në Manchester United për shkak të gjuhës dhe mundësisë për të marrë përsipër Paris Saint-Germain.
Sipas informacioneve nga emisioni, PSG do ta konsideronte Zidane pasi ai do të ishte një përpjekje e fundit për kryeqytetasit për të mbajtur Kylian Mbappen, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Nëse parisienët nuk lëkunden në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në “UEFA Champions League”, aktualisht është e dyta në Grupin A me katër pikë epërsi ndaj vendit të tretë, Club Brugge. Nuk duket se klubi kryeqytetas do të bëjë një lëvizje në pozicionin e menaxherit nëse do të arrijë në fazën eliminatore.
Me shume mundësi ata do të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë me skuadrën e Ligue 1 në fazën e eliminimit dhe të shohin nëse Pochettino mund t’i marrë PSG trofeun që “lakmojnë” më shumë.
Nëse “taktika argjentinase” dështon, atëherë ata do të marrin menjëherë masa dhe do të shohin nëse Zidane do të ishte vërtetë i interesuar për postin e trajnerit të tyre./Arbresh.info
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...