Zinedine Zidane ka hedhur poshtë mundësinë e nënshkrimit me superyllin e PSG-së, Neymar, gjatë drejtimit të tij në klub sepse beson se do të përçahej dhoma e zhveshjes.
Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim sensacional në Spanjë dhe mësohet se ka një klauzolë të lëshimit prej 222 milionë euro të insertuar në kontratën e tij, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe të Real Madridit për superyllin e ri, Zidane thuhet se është kundër transferimit të tij.
Francezi beson se nënshkrimi do të kishte një ndikim negativ te treshja në sulm e Real Madridit – Gareth Bale, Karim Bezema dhe Cristiano Ronaldo.
Ronaldo thuhet se ka një raport të fortë me Neymarin, i cili tashmë është duke menduar largimin nga kryqyteti francez, derisa Gareth Bale vazhdon të kërkohet për transferim nga Manchester United.
Neymar do të rrezikonte tutje për të shqetësuar Lionel Messin në rast se i bashkohet rivalit kryesor të Barcelonës./arbresh.info/
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...