Oleksandr Zinchenko kishte kërkuar të largohej nga Arsenal gjatë kësaj vere, por është bindur të qëndrojë pas një bisede me trajnerin Mikel Arteta.
Mbrojtësi ukrainas kishte shprehur dëshirën për një ndryshim, por duket se Arteta beson në të plotësisht dhe në aftësitë e Zinchenkos.
Pas këtyre bisedave, ai ka vendosur të qëndrojë akoma tek “Topçinjtë”, ndërsa Arteta ka theksuar se prania e tij është e domosdoshme për suksesin e ekipit në garat vendore dhe evropiane.
Zinchenko ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri verën e ardhshme. Ai iu bashkua londinezëve në vitin 2022 nga Manchester City.
Sezonin e fundit nuk ka pasur edhe aq shumë minuta, lëndimet kanë bërë që ukrainasi ta humb formën dhe vendin e titullarit në ekip./Arbresh.info
🚨 Oleksandr Zinchenko had specifically asked to leave Arsenal this summer but has been convinced to stay by Mikel Arteta.
(Source: @Transfersdotcom) pic.twitter.com/GAY5cdKdOJ
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 27, 2025
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...