Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka parashikuar që tarifa prej 400 milionë euro mund të arrihet brenda dekadës së ardhshme.
E gjithë pamja e merkatove verore dhe dimërore ka ndryshuar nga viti i kaluar kur superylli Neymar finalizoi transferimin e tij nga Barcelona në Paris Saint Germain për një tarifë madhështore prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi i Neymar theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Paul Pogba për 100 milionë euro me transferimin e tij në Manchester United, por Zidane beson që është vetëm çështje koha para se tarifa e vendosur nga braziliani të dyfishohet.
“Unë mendoj se do kushtoja 70-72 milionë në ditët e mija. Atëherë mendoja se ishte çmenduri”, ka thënë trajneri gjatë konferencës së sotme (e premte) për shtyp. “Ndoshta pas 10 viteve do të jetë 400 milionë euro apo edhe më shumë. Por, Neymar është një lojtar shumë i mirë. Ai mund të luaj në çfarëdo klubi”
Zidane ishte bërë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2011 kur iu bashkua Madridit nga Juventusi për 48 milionë funta./arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...