Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Neymari i PSG-së ka “statistika të pabesueshme” derisa klubi është duke u përgatitur për ndeshjen ndërmjet tyre në Ligë të Kampionëve.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së skuadrës së tij në Kupë të Mbretit kundër Leganes, Zidane tha: “Duke gjykuar nga performancat, Neymar është i rëndësishëm për skuadrën”, transmeton portali arbresh.info.
“Statistikat e tij janë të pabesueshme. Megjithatë, ajo që më intereson mua është ekipi im, skuadra ime dhe lojtarët e mi”

“Kur ju shikoni se çfarë Cristiano ka bërë gjatë karrierës së tij, në sezonin e fundit për shembull, ai shënoi tetë ndeshje brenda tri ndeshjeve në Ligë të Kampionëve. Kjo do të thotë shumë”
“Për shkak të këtyre gjërave, këta lojtar nuk janë të zakonshëm. Ata gjithmonë i përgjigjen thirrjeve në ndeshje të mëdha”
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës