Zinedine Zidane po e planifikon rikthimin në futboll në një të ardhme të afërt.
Trajneri francez u largua nga Real Madridi në maj të vitit 2021, duke e mbyllur eksperiencën e dytë me “Los Blancos”, pasi konsideroi se ishte një shkëputje në mes të tij dhe bordit të klubit.
Sidoqoftë, 50 vjeçari tash është i gatshëm të rikthehet në zejen e trajnerit, derisa këtë e tha në muzeun Grevin në Paris të hënën paradite.
“A më mungon ulësja e trajnerit? Jo, unë nuk jam larg, duhet të presim, të presim edhe pak. Shpejt, shpejt. Nuk jam larg nga puna si trajner”, deklaroi legjenda franceze për “RMC Sport”.
Zidane e drejtoi Realin drejt suksesit të trefishtë radhazi në Ligën e Kampionëve në periudhën 2015-2018.
Gjithashtu, fitoi edhe tituj të kampionit në La Liga me klubin spanjoll.
Këtë vit u spekulua se “Zizou” do ta merrte në dorë Paris Saint-Germainin, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe parisienët e angazhuan trajnerin Christophe Galtier.
Flitet se Zidane mund ta marrë në dorë Kombëtaren e Francës, duke e pasuar Didier Deschampsin.
Ai u lidh edhe me një angazhim eventual në Manchester United, para se “Djajtë e Kuq” ta merrnin holandezin Erik ten Hag.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për Zinedine Zidanen. /GE/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës