Real Madridi ka dështuar të fitojë në shtëpi ndaj Real Betisit pasi ka luajtur baras 0-0 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga.
Mbretërit ishin më të mirë dhe më kërkues në takim ndaj Betisit, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.
I kënaqur me performancën është ndarë edhe trajneri Zidane, i cili ka thënë se ritmi dhe intensiteti i ekipit ishte perfekt, por mungoi vetëm goli.
“Ritmi, intensiteti dhe loja jonë e përgjithshme ishin të përkryera, ne vetëm duhet ta vendosim topin në rrjetë”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën pas ndeshjes.
“Ne kemi humbur ndjesinë e shënimit, qartë. Kishim shumë shanse që nga minuta e parë dhe na mungoi vetëm përfundimi”.
“Betisi është një ekip i mirë, me lojtarë individualë shumë të mirë”.
“Në tërë pjesën e parë ne ishim superior në çdo mënyrë, përsëris se na mungon vetëm një gol” shkruan telegrafi.
“Gjysma e dytë ishte më e barabartë, por sot nuk ka qenë shumë e keqe”, përfundoi francezi.
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”