Drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin, në lidhje me sulmuesin francez Kylian Mbappe.
Lojtari tash e një kohë po kërkohet me ngulm nga “Los Blancos”, pas paraqitjeve të jashtëzankonshme me PSG-në.
“Lëreni të qetë Mbappe”, kishte thënë Leonardo pas ndeshjes së PSG-së me Club Brugge.
Mbappe pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe trajneri Zidane (Foto: Getty Images/Guliver)
Kjo pasi spanjollët kanë bërë deklarata pa fund për lojtarin.
Megjithatë Zidane ka zgjedhur t’i përgjigjet sot gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Eibarit.
“Leonardo mund të thotë çfarë të dojë, por Mbappe dëshiron të luajë për Realin”.
“Ka qenë vetë sulmuesi që më ka folur për këtë dëshirë të tij dhe të ardhmen e tij, do ta vendosë vetë Mbappe”, ka thënë Zidane.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi