Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez raportohet se ndajnë mendime të ndryshme për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Reprezentuesi i Anglisë ka përfunduar vitin 2017 si golashënuesi më i mirë i Evropës me gjithsej 57 gola duke lënë pas edhe emrat e mëdhenj në botën e futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
Ky ka qenë një vit i mrekullueshëm për Harry Kanen dhe forma e tij e mirë ka bërë që sulmuesi të kërkohet në të kaluarën edhe nga Manchester United që besohet se ka ofruar 170 milionë funta për të siguruar shërbimet e tij.

24-vjeçari tani duket se mund të jetë i përshtatshëm edhe tek një klub më i madh dhe ‘Don Balon’ pretendon që Florentino Perez është duke e kërkuar të si një opsion për të zëvendësuar Karim Benzeman. Megjithatë, raporti shton se trajneri francez Zinedine Zidane nuk është plotësisht i bindur që ata kanë nevojë të nënshkruajnë me Kanen pasi dëshiron të qëndrojë besnik ndaj sulmuesit të tij aktual në qendër.
Kjo duket një lëvizje e çuditshme nga Zidane, veçanërisht duke marrë parasysh formën e Kanes gjatë ndeshjeve ndërmjet tyre në Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Sulmuesi i “Spursve” ka shënuar gjashtë gola brenda pesë paraqitje në fazat grupore dhe ai tashmë duket se është në një formë dukshëm më të mirë se ajo aktuale e Benzemas./arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas n...
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mi...
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion
Tjetër penallti në “Metropolitano”, Alvarez barazon
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...