Zidane: Kjo skuadër është favorite për të fituar titullin në La Liga

Real Madrid's French coach Zinedine Zidane celebrates winning the Liga title after the Spanish League football match between Real Madrid CF and Villarreal CF at the Alfredo di Stefano stadium in Valdebebas, on the outskirts of Madrid, on July 16, 2020. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)

09:55 | 12 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Zinedine Zidane ka parashikuar se Atletico Madridi është favoritë për të fituar titullin e La Ligës në këtë edicion.

Real Madridi dhe Los Rojiblancos takohen sonte në kuadër të javës së 13-të, e që do të jetë një takim për t’u mos humbur.

Atletico aktualisht është lider në ligë me 26 pikë, derisa Real Madridi që është kampion në fuqi gjendet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak.

“Është Atletico favoritë për ta fituar titullin? Natyrisht se po. Kjo është e pakta që ata po tregojnë”, ka thënë Zidane.

“Ata po tregojnë lojë të mirë në fushë, ata po fitojnë. Ata gjithmonë kanë qenë skuadër garuese, për një kohë të gjatë tashmë”./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale