Real Madrid barazoi pa gola me Osasunën në kuadër të javës së 18-të në La Liga, çka i pamundësoi ta rrëmbente kreun e tabelës.
Para dhe gjatë ndeshjes, bora ishte e pranishme në stadium dhe nuk u ndal përgjatë 90 minutave
Kjo si duket ka nervozuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili tha se ndeshja është dashur të pezullohej.
“Kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Loja është dashur të pezullohej për shkak të borës” – tha Zidane për COPE.
Me këtë barazim, Reali mbetet një pikë pas Atletico Madridit, i cili ka tri ndeshje më pak të zhvilluara. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?