Zinedine Zidane e ka vlerësuar fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Sevillës si paraqitjen më të mirë të të bardhëve që prej rikthimit të tij në rolin e trajnerit në mars.
Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan.
Trajneri francez Zidane është i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes turpëruese në mesjavë në Ligën e Kampionëve.
“Së pari, jam i lumtur. Bëmë paraqitje të madhe për 90 minuta në një terren të vështirë. Duhet t’i uroj të gjithë lojtarët e mi”, tha Zidane pas fitores të dielën.
“Kjo është fitore e përbashkët dhe jam i lumtur për të gjithë. Ishte ndeshja që më ka kënaqur më së shumti që prej se jam rikthyer”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava