Qeveria e Kosovës mbledhjen e saj të pesët e ka nisur me një minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë.
Kryeministri Albin Kurti tha se mbrëmjen e së mërkurës të gjithë u pikëlluam e u tronditëm nga lajmi për vdekjen tragjike të tre shtetasve të Republikës Kosovës në një kantier ndërtimi në Aslergrundt të Vienës në Austri.
“Në emër të qeverisë të Republikës Kosovës, në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Bajrami, Musliu dhe Zeka, si dhe të gjitha tyre që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë. Pajtimi Asllani dhe Istrefi do të kujtohen përherë si punëtor e bashkëatdhetarë. Vdekja tyre tragjike duke punuar jashtë vendit, duhet në shërbej si moment përkujtese e reflektimi për sakrificën dhe mundin shpeshherë jo të çmuar sa duhet të mërgatës sonë dhe vënies në limite qenies së tyre duke u angazhuar për familjet dhe vendin tonë”, ka theksuar Kurti.
Ai tha se Qeveria e Republikës Kosovës është në komunikim të ngushtë me ambasadën tonë në Vjenë dhe nëpërmjet saj me autoritetet austriake për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për familjet e të ndierëve.
“Në nderim të shtetasve tanë të cilët humbën jetën tragjikisht duke punuar për vetën dhe për familjet e tyre e duke kontribuar edhe vendin tonë, ju ftoj të ngrihemi në këmbë për një minutë heshtje”, tha Kurti teksa ftoi kabinetin qeveritar për nderim të tre bashkëkombësve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...