Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë zbuluar, me tri superpërballje që na presin në këtë fazë të garës më të madhe në botë.
Pasi Arsenali, PSG-ja, Real Madridi dhe Sporting lisbona siguruan vendin e tyre në fazat eliminatore të martën, të mërkurën mësuam të gjitha klubet që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale. Barcelona, Bayern, Liverpooli dhe Tottenhami iu bashkuan listës.
Kështu, nga njëra anë e shortit, PSG do të luajë kundër Liverpoolit, ndërsa Real Madridit kundër Bayern Munich në çerekfinale, dhe fituesit e secilës ndeshje dyshe do të takohen në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, na presin përplasjet midis Barcelonës dhe Atlético Madridit dhe Arsenalit dhe Sportingut.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato të kthimit janë paraparë për 13 dhe 14 prill, ku do të vendosen katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Çiftet çerekfinale:
PSG – Liverpool
Real Madrid – Bayern
Barcelonë – Atletico Madrid
Arsenal – Sporting
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...