Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar nga tifozët të ndalojnë së fishkëllyeri sulmuesin Karim Benzema.
Zidane i është lutur tifozëve të Real Madridit të ndalojnë së fishkëllyeri ndaj Benzemas pas sulmuesi ishte ofenduar nga tifozët kur u rikthye në ndeshjen e fituar 7 me 1 ndaj Deportivo La Corunas, transmeton portali arbresh.info.
“Është e vërtetë, një muaj më parë ai nuk ishte duke luajtur”, u ka thënë Zidane gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Kupë të Mbretit kundër Leganes.
“Ai dëshironte të rikthehej shpejtë dhe ai është tani me skuadrën. E vetmja gjë të cilën ai e shijon me të vërtetë është të jetë me ne në fushë, prandaj është mirë që e kemi atë sërish”

“Por, nuk është mirë të shohësh tifozët duke e fishkëllyer kur u rikthye. Kjo ka ndodhur me të dhe shpresoj që mos të ndodhë me të tjerët. Ajo që kemi nevojë ne është që tifozët të jenë me ne. Sigurisht, ata kanë të drejtat e tyre, ata kanë paguar se mund të kemi mendimet e tyre, por unë dua që tifozët të jenë me ne për 90 minuta”
“Pas ndeshjes, çfarëdo që ndodhë, le të ndodhë. Por gjatë ndeshjes dua që ata të jenë me ne, Karimi do të jetë i gatshëm për nesër”
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...