Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka pranuar ta lejojë sulmuesin Luka Jovic të huazohet.
Sipas AS, Jovic ka tri oferta në tavolinë nga klubet e Seria A, si Roma, Inter dhe Milan, transmeton portali arbresh.info.
Më herët interesim ka treguar edhe Manchester United-i, mirëpo me formën e lartë të Mason Greenwood, ky transferim është bërë i pamundur.

Zidane ka pranuar ta lejojë Jovic të largohet sepse preferon që në skuadër ta këtë Borja Mayoral-in, ky i fundit vazhdon të kërkohet nga Roma.
E vetmja gjë që Real-i kërkon është që destinacioni i ardhshëm t’i garantojë minutazh të lartë lojtarit në fjalë./arbresh.info.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...