Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mirëpritur komentet e fundit nga ylli i Chelseat, Eden Hazard.
Javën e kaluar, Eden Hazard deklaroi sërish admrimin e tij për trajnerin francez dhe la të hapur derën për të punuar së bashku me të në një të ardhme të afërt, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me karrierën time në të ardhmen, por do të jetë një ëndërr për të luajtur për Zidanen”, ka thënë Hazard.

Zidane është i kënaqur pasi është përkrahur vazhdimisht nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili deri tani ka refuzuar kërkesën për transferimin e tij duke insistuar se Gareth Bale ishte një lojtar më i mirë. Por, duke marrë parasysh lëndimin e reprezentuesit uellsian, ai tani është duke ri-menduar vendimin e tij.
‘Diario Gol’ thotë se Zidane i ka thënë Perezit të kërkojë për një sulmues të ri, ku Cristiano Ronaldo do të jetë në krye, i ndjekur nga Isco dhe Hazard prapa tij.
Kjo do të thotë që Bale do të shkarkohet dhe do të zëvendësohet nga Hazard, një marrëveshje e kërkuar nga Zidane që tani Perez besohet se është duke punuar në të./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...