Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson se Gareth Bale mund të rikthehet nga qëndrimi prej katër muajsh jashtë fushe në përballjen kundër Napolit në ndeshjen kthyese në Ligë të Kampionëve.
Ylli uellsian ka qenë jashtë fushës qysh pas dëmtimit të kyçit të këmbës që i kërkoi atij edhe të operohet, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se është 7 marsi, dita kur ne luajmë kundër Napolit. Fatmirësisht, do të jetë një lajm i mrekullueshëm nëse ai mund të rikthehet”, tha Zidane.
“Ai është duke u stërvitur, por ai nuk është ende në stërvitje me bashkëlojtarët e tij. Ai është duke u stërvitur mirë dhe është duke synuar rikthimin”, shtoi trajneri francez./arbresh.info
Maqedonci mirëpret raportin e SHBA-së që konfirmon mbështetj...
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë