Edon Zhegrova ka dërguar një sinjal të qartë për përkushtimin e tij, duke vendosur të mos shfrytëzojë ditët e pushimit që trajneri Luciano Spalletti ua kishte dhënë lojtarëve.
Sulmuesi anësor kosovar ishte i vetmi futbollist që vendosi të paraqitet në qendrën stërvitore të klubit në Continassa, ku zhvilloi një program individual së bashku me trajnerët e përgatitjes fizike.
Sipas gazetës Tuttosport, ky veprim i Zhegrovës është parë si një mesazh i fortë për stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, duke treguar vendosmërinë e tij për të qenë në formën më të mirë të mundshme në vazhdim të sezonit.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtari punoi në aspektin fizik dhe në rikuperim, duke shfrytëzuar ditën për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe për të qenë gati për sfidat e radhës.
Përkushtimi i tij është vlerësuar shumë brenda klubit bardhezi, pasi jo shpesh ndodh që një lojtar të heqë dorë nga pushimi për të vazhduar punën në fushën stërvitore.
Tani mbetet të shihet nëse ky angazhim i Zhegrovës do të reflektohet edhe në paraqitjet e tij në ndeshjet e ardhshme, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ekip pas rolit dytësor deri më tani. /Telegrafi/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...