Një javë pas vdekjes së Diego Maradonës, autoritetet argjentinase po vazhdojnë të hetojnë në laboratorë të ndryshëm se çfarë saktësisht e shkaktoi vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas në moshën 60-vjeçare.
Mostra të urinës dhe gjakut, si dhe zemra e tij janë ekzaminuar deri tani. Është gjetur se zemra e Maradonës peshoi rreth 500 gramë. Që është dyfishi i normales.
Ekspertët mjekësorë që po punojnë në rastin e tij janë habitur nga pesha e zemrës së tij, sipas gazetës spanjolle MARCA.
Detyra e tyre, sipas të përditshmes spanjolle, është të zbulojnë nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë apo ndonjë substancë tjetër pak para vdekjes.
Kjo do të jetë vendimtare në hetimin e prokurorisë argjentinase.
Shkaktari i vdekjes së tij ka qenë ënjtja akute e mushkërive, e cila ka çuar në dështimin kronik të zemrës.
Por teste shtesë do të bëhen për të mësuar më shumë. Sipas Telam, shumica e testeve do të nisin sot, një javë pas vdekjes së tij. /Gazeta Express/
Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është ...
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon