Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në “Asian Open”, që po mbahet në Kuwait.
Zekaj fitoi medaljen e argjendtë, duke zënë vendin e dytë në kategorinë deri 100 kilogramë.
Ai kaloi tri raunde deri në finale, ku u mposht nga ongkyu Lee i Koresë së Jugut.

23-vjeçari raundin e parë e kaloi pa luftë, në xhiron e dytë e mposhti Aibek Akimovin e Kirgistanit, kurse në gjysmëfinale fitoi ndaj Zelimkhan Bashaevit.
Të premten medalje të bronzta për Kosovën fituan Fationa Kasapi e Debora Gjakova.
Kujtojmë që në “Asian Open” garuan 156 xhudistë nga 27 shtete./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?