Dukej diçka e arritshme kur informacioni u përhap për herë të parë, por një raportim i dytë tani ka vërtetuar informacionin se Deco dëshiron që Luis Enrique të jetë emërimi i tij i parë në detyrën si drejtor sportiv.
Tekniku spanjoll momentalisht është pjesë e Paris Saint-Germainit, dhe ka kontratë deri në 2025.
Raportimet u përhapën fillimisht duke pretenduar se Luis Enrique përputhet me kërkesat e Decos për trajnerin e ri, ndërsa tani Diario AS ka konfirmuar se trajneri i PSG-së është në krye të listës së dëshirave të Decos.
Presidenti Joan Laporta gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të bëjë gjithçka që është e mundur për të rikthyer në ekip trajnerin që fitoi tripletën me blaugranasit.
Sidoqoftë, ata do të hasin në vështirësi për ta bërë këtë, pasi Enrique ka kontratë me PSG-në deri në 2025, dhe Barcelona nuk janë në një pozicion të favorshëm për të paguar klauzolën e tij të lirimit.
PSG gjithashtu i ka ‘dhuruar çelësat’ Luis Enriques ndërsa ata po vazhdojnë të punojnë për ta çuar klubin në një drejtim të ri, duke e bazuar projektin e tyre tek lojtarët e rinj.
Në mënyrë që ai të bëhet pjesë e Barçës, Enrique duhet të negociojë kushtet për largim nga PSG-ja dhe historia tregon se ekipi francez rrallë herë ka ndihmuar për t’i lehtësuar gjërat Barcelonës.
Preferenca e Decos vjen nga fakti se Enrique e njeh mirë klubin, i beson lojtarëve të rinj dhe mbi të gjitha preferon futboll ofanziv, ajo që po kërkohet nga bordi i klubit katalanas./Telegrafi/
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...