Prej kohësh fotografitë e shtëpisë “më të vetmuar” në botë janë bërë virale në rrjete sociale. Një shtëpi e vogël e bardhë është ndërtesa e vetme në një nga ishujt e arkipelagut Vestmannaeyjar në brigjet jugore të Islandës.
Teori të shumta kanë qarkulluar në lidhje me shtëpinë misterioze. Besohej se ishte pronë e një fanatiku fetar apo shtëpia e këngëtarit Bjork, por e vërteta doli të jetë shumë më pak interesante.
Në fakt, ndërtesa është një shtëpizë gjahu e ndërtuar në vitet 1950 nga shoqata lokale e gjuetisë. Anëtarët e organizatës e përdorin atë kur qëndrojnë në ishull për disa ditë.

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump