Manchester City fitoi derbin e qytetit të Manchesterit, duke mposhtur Manchester United në Old Trafford, me rezultat 1 me 2.
Skuadra e Pep Guardiolës me këtë fitore kanë shkruar histori në Premierligë, pasi janë skuadra e parë që kanë fituar 14 ndeshje radhazi.
Por, rivaliteti nuk përfundoi me përfundimin e takimit, pasi vazhdoi edhe në dhomën e zhveshjeve.
Sipas mediave angleze, futbollistët e City dhe të United janë përleshur, pasi trajneri i djajve të kuq, Jose Mourinho, ishte futur në zhveshtoren e Cityt, duke iu kërkuar të shfaqin më shumë respekt për skuadrën e tij.
Sipas “The Times” ky reagim i Mourinhos, kishte zemëruar portierin brazilian, Ederson, i cili e ka fyer duke e sharë rëndë bosin e United dhe gjithashtu ka hedhur qumësht dhe ujë mbi të.
“Shko p****”, besohet t’i ketë thënë Mourinhos portieri i Manchester Cityt, transmeton arbresh.info.
Si pasojë e përleshjes, anëtari spanjoll i stafit të trajnerëve të Guardiolës, Mike Arteta, ka çarë arkadën e syrit.
Besohet se lëndimin e Artetas e ka shkaktuar sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili e ka gjuajtur me shishe të ujit ish futbollistin e Arsenalit.
20 herë kampioni anglez insiston se Mourinho nuk ka bërë asgjë dhe se kapiteni i City, Vincent Kompany, ka qenë njëri nga më të ashpërit në tunel.
Tashmë, Federata e Futbollit Anglez ka filluar një hetim rreth këtij incidentit edhe pse gjqytari kryesor i takimit, Michael Oliver, nuk e ka përmendur në raportin e tij të ndeshjes. /arbresh.info/
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona