Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney nuk do të jetë i gatshëm të luajë për tre muajt e ardhshëm.
Tierney pësoi lëndim në krah në fitoren ndaj West Ham, lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushë për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.
Ky është problem i madh për “Topçinjtë” pasi Tierney luante në formacionin e parë dhe në fillim të sezonit ishte i pazëvendësueshëm te “Topçinjtë”.

Mirëpo, që nga koha kur Freddie Ljungberg u emërua trajner i Arsenalit ka luajtur vetëm si rezervë ngase kishte disa lëndime.
Problemet për Arsenalin nuk përfundojnë me kaq sepse në ndeshjen ndaj Manchester City do të jetë edhe pa mesfushorin Granit Xhaka derisa sulmuesi Nicolas Pepe është në dyshime nëse do jetë në gjendje të luajë./arbresh.info.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...