Manchester United e ka bërë kapiten mesfushorin Paul Pogba në përpjekje për të bindur atë që të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford ku e ardhmja e tij është e paqartë.
United është tronditur nga dëshira e Pogbas për largim nga klubi në mënyrë që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë pas marrëveshjes së arritur nga agjenti i tij Mino Raiola me gjigantin katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Klubi insiston se 25-vjeçari nuk është në shitje për asnjë çmim pas spekulimeve se raportet mes tij dhe Jose Mourinhos nuk janë të mira.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/photos/a.269055363615772.1073741827.267823270405648/439041039950536/?type=3
Trajneri i United shqetësoi kampin e Pogbas këtë verë duke e kritikuar lojtarin për formën e tij te United në krahasim me performancat te Franca me të cilën fitoi Kampionatin Botëror këtë verë në Rsui.
Por, pasi Pogba ra dakord për të luajtur te United kundër Leicesterit mbrëmjen e sotme (e premte) në ndeshjen e parë të Premierë Ligë këtë edicion pas vetëm katër ditë stërvitjeve, Mourinho reagoi duke i dhuruar atij shiritin e kapitenit.
Vlen të përmendet se francezi shënoi golin e epërsisë në takimin në Old Trafford ndaj “Dhelprave”./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...