Amir Rrahmani është afër vazhdimit të kontratës me kampionin në fuqi të Italisë, Napolin.
Kapiteni i Kosovës, që ka dy tituj të fituar në Serie A me napolitanët, nga 2.5 milionë euro, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon me kontratën e re.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2028, por nuk dihet nëse do të ketë opsion për vazhdim edhe për një sezon tjetër.
Kështu ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”.
Në fillim u mendua vazhdimi i kontratës deri në vitin 2029, por vazhdimi i kontratës së 31-vjeçarit do të bëhet vetëm për tre vjet.
Rrahmani është futbollist i Napolit prej vitit 2020.
Ai ishte lënduar rëndë në muajin shtator në duelin ndaj Zvicrës në Basel, ku Kosova humbi 4:0 në ndeshjen hapëse të kampanjës së Botërorit 2026.
U kthye në fushë në fundjavën e kaluar pas dy muajsh pauzë, në barazimin pa gola me Comon. Napoli barazoi pa gola edhe me Eintracht Frankfurtin të martën në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Kosovës i kompletoi të dyja ndeshjet.
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...