Sot do të bëhet prezantimi zyrtar i teknikut Shpëtim Duro me ekipin kampion të Kosovës, Drita.
Ai do të nënshkruakë kontratë 1-vjeçare me klubin, duke u renditur në një ndër trajnerët më të paguar.
Burime pranë klubit të Dritës bëjnë të ditur për Telesport se paga do të jetë e përafërtë me trajnerin Mirel Josës, derisa mediat kanë treguar për një shifër rreth 3500 euro për Josën
Pas Partizanit, Skënderbeut, Vllaznisë, Besës, Shkëndijës së Tetovës dhe së fundmi Flamurtarit, trajneri do të ulet në bankinën e kampionëve me qëllimin e vetëm rikonfirmimin e titullit kampion.
Por misioni do të jetë i vështirë, duke pasur parasysh fillimin e keq të ekipit në këtë sezon, pasi ka pësuar katër humbje radhazi në kampionat.
Para disa ditësh drejtuesit e klubit gjilanas udhëtuan drejt Tiranës pas largimit të trajnerit Bekim Isufi, për të takuar dy trajnerët, Duro dhe Gjoka por siç duket Shpëtim Duro ka rënë dakord për të marrë timonin e ekipit.
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet
Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atent...
Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ...
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion