Mesfushori i Lille, Boubakary Soumare ka refuzuar disa oferta nga shumë gjigantë evropian në afatin e janarit.
Real Madrid, Liverpool, Borussia Dortmund, Chelsea, Wolves dhe Newcastle United ishin të interesuar për Soumare, mirëpo ky i fundit i ka refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas L’Equipe, Soumare nuk dëshiroi të largohej nga Lille sepse dëshiron të përfundojë sezonin te gjiganti francez.

Thuhet që klubi që ka pasur më së shumti interesim ishte Newcastle United që tentoi gjatë gjithë muajit, por transferimi dështoi.
Soumare këtë sezon është në formë të mirë, por ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit në 23 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...