Tyson Fury pritet të përballet me Agit Kabayel në meçin e 5 dhjetorit në Britani të Madhe.
Kampioni i botë në kategorinë e rëndë në WBC, Fury do ta mbrojë titullin në Londrën muajin e ardhshëm, pavarësisht se a do të lejohen apo jo shikuesit në stadium, transmeton Gazeta Express.
Kabayel është zgjedhur si kundërshtar i Furyt dhe i ka 24 orë për t’iu përgjigjur ofertës.
“Tyson Fury do të luftojë më 5 dhjetor”, tha thënë Frank Warren, promotori i Furyt në Britani të Madhe.
“Ne ia kemi zgjedhur atij një kundërshtar, i cili është Kabayel. Ai do t’i ketë 24 orë për ta nënshkruar kontratën”, shtoi ai.
“Ai është i pamposhtur dhe e ka edhe një fitore kundër Derek Chisoras”, theksoi ai.
Kabayel është 28-vjeçar nga Gjermania dhe është i pamposhtur 20 meçe profesionale deri tani.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron