Shqipëria nuk do të ndryshojë shumë në emra krahasuar me sfidat as në duelin shumë të rëndësishëm ndaj Polonisë të kësaj të enjteje që mund të vendosë fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues përsa i përket garës për vendin e dytë.
Siç ka zbuluar gazetari i Supersport Sokol Xhihani nga seanca e fundit stërvitore e kuqezinjve nga stadiumi i Varshavës, Edi Reja do të propozojë sërish skemën 3-5-2.
Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qendrës së mbrojtjes do të përbahet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.
Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qëndër të në pritje të Nedim Bajramit do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.
Në sulm trajneri Reja ka patur më shumë dyshime duke patur parasysh formën e mirë që po kalojnë Broja dhe Uzuni, gjithsesi në këtë repart do të konfirmohen Manaj dhe Cikalleshi. /GO/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës