Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sot ndeshjen e tetë eliminatore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusi 2018, përcjellë arbresh.info.
Shqipëria do të ketë punë me Maqedoninë në Strumicë në një ndeshje e cila po vlerësohet si tejet e nxehtë për faktin se për herë të parë në 23 vjet të ekzistimit të Përfaqësueses së Maqedonisë do të luhet larg Shkupit.
Dihet se ndeshjet e kaluara kanë qenë delikate andaj sonte në Strumincë, pritet ‘luftë’ e madhe në fushë.
Ndeshja nis në ora 20:45.
Shqipëria synon që ta ruaj pozitën e tretë (aktualisht ka 12 pikë) në Grupin G të cilit i prinë Spanja (19) dhe Italia 16 pikë.
Trajneri maqedonas, Igor Angelovski nuk do të bëjë asnjë ndryshim në formacion. Maqedonia do të luajë me një skemë me dy sulmues, me mesfushorët Enis Bardhi e Egzan Alioski që do të qëndrojnë pas dy sulmuesve.
Dimitrievski do të jetë në portë, mbrojtësi nga Gostivari Visar Musliu do të luajë ndeshjen e dytë rresht në formacion, në krah të Darko Velkovskit e Kire Ristevskit në mbrojtje. /arbresh.info/

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale