Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham disa javë më parë u operua me sukses pas një problemi që pati në shpatull.
22-vjeçari ishte lënduar në shpatull kohë më parë, por “shtrëngoi dhëmbët”, dhe me dhimbje ka luajtur deri në Kupën e Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij eventi, Jude u operua dhe do të humb pjesën e fillimit të sezonit me Real Madridin.
Procesi i rikuperimit thuhet se po ecën “ngadalë”. Sipas gazetës AS, Bellingham “do të mungojë të paktën deri në fund të tetorit”.
Kjo për shkak se ky lloj operacioni në shpatull është delikat dhe kërkon shumë pushim në fazat e para të shërimit.
Jude do të humb disa ndeshje të Ligës së Kampionëve, pothuajse 10 deri në 15 sfida të La Ligas, si dhe ndeshjet kualifikuese të shtatorit dhe tetorit me kombëtaren angleze./Arbresh.info
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...