Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thuhet se i është dhënë një tarifë e limituar prej vetëm 40 milionë funta.
Skuadra nga veriu i Londrës pritet të nis merkaton e transferimeve në kërkim të lojtarëve të ri, por bordi i klubit mund të mos përkrah trajnerin për t’i dhënë një tarifë të pa limituar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga The Mirror, hierarkia e “Topçinjve” tashmë ka marrë vendim rreth buxhetit gjatë verës ndërkohë që synojnë zvogëlimin e pagave dhe shkarkimin e disa lojtarëve.
E njëjta gazetë sugjeron se buxheti prej 40 milionë mund të përmirësohet në rast të kualifikimit të klubit në kompeticionit evropian, ndonëse shuma e njëjtë nuk është specifikuar.
Trajneri i “Topçinjve”, Emery thuhet se kërkon një mbrojtës qendror, një mesfushor qendror dhe një anësor gjatë kësaj merkato verore. Lojtarët si Shkodran Mustafi, Mohamed Elneny dhe Henrikh Mkhiutaryan mund të largohen nga klubi./arbresh.info/
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...
Moti sot në Shqipëri