Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema dje arriti të shënoi gol në përballjen ndaj Borussia Monchengladbach (2 – 2).
Mirëpo, ajo që ishte interesante është se francezi pas pjesës së parë kërkoi nga Ferland Mendy të mos ia pasojë topin bashkëlojtarit Vinicius Junior, transmeton portali arbresh.info.
Benzema-s nuk i ka pëlqyer loja e Vinicius-it, andaj ia bëri me dije Mendy-t të mos ia pasojë topin.
“Ai (Vinicius) bën çfarë dëshiron. Vëlla, mos luajë me të. Ai është duke luajtur kundër nesh”, ishin fjalët e Benzema-s.
Karim Benzema pidiéndole a Ferland Mendy que no se la pase a Vinícius Júnior es Fernando Hierro pidiéndole a Manolo Sanchís que cubra a Secretário. pic.twitter.com/fT5IJK20iD
— David Mosquera (@renaldinhos) October 28, 2020
Pas zëvendësimit të Vinicius-it me Eden Hazard-in, Real Madrid-i arriti të shënojë dy herë për të fituar një pikë./arbresh.info.
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj