Huazimi i sulmuesi shqiptar Armando Broja nga Chelsea tek Ipswich është në prag të dështimit pasi mjekët zbuluan shenja të një dëmtimi në tendinën e Akilit.
Dy klubet ranë dakord për një marrëveshje që sulmuesi të kalojë sezonin tek Ipswich në fillim të kësaj jave. Por “SunSport” ka mësuar se testet mjekësore të lojtarit kanë shkaktuar komplikime.
Ipswich nuk ka hequr dorë plotësisht nga marrëveshja, por kuptohet se tani po shikon opsione të tjera.
Problemet mjekësore të Brojës janë një goditje e madhe për Chelsean, i cili po kërkon të largojë të paktën 15 lojtarë përpara mbylljes së tregut kalimtar të premten.
Sulmuesit shqiptar i është thënë se nuk ka të ardhme në ‘Stamford Bridge’ nën drejtimin e Enzo Maresca./rtsh.al
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot