Transferimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka te Bayern Leverkuseni është vetëm çështje kohe, gjithnjë sipas mediave gjermane dhe atyre të huaja.
Reprezentuesi i Zvicrës është larguar nga Arsenali, ndërsa Bayer Leverkuseni pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botë për transferime, Fabrizio Romano ka treguar arsyen e vonesës së transferimit të Xhakës.
Ai ka bërë të ditur se transferimi i Xhakës te Leverkuseni në Gjermani do të kompletohet sapo Arsenali të transferojë mesfushorin anglez, Declan Rice.
“Granit Xhaka, ende i përgatitur për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit pasi Arsenali të nënshkruajë me një mesfushor të ri. Puna në progres për marrëveshjen e Declan Rice, Arsenali ka besim që nga java e kaluar – më shumë për të ndjekur” – ka njoftuar Romano në Twitter./lajminet
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C