Zbulohen SMS e tensionuara mes Habilajve: “U shtruam në spital, vdiqëm”

19:48 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Edhe pse Habiljat u vunë në qendër të diskutimeve për përgjimet e bëra në makinën e tyre, në dosjen e prokurorisë italian në ngarkim të bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës janë edhe një sërë mesazhesh telefonike të shkëmbyera mes tyre.

Kështu më poshtë gjeni disa nga këto SMS të cilat tregojnë një situatë të tensionuar mes pjestarëve të bandës.

Përgjim i datës 28.2.2014, mesazh i dërguar në 21:37.

Meridian Sulaj: Bëhuni gati të ikim vëlla

Moisi Habilaj: Dani, nesër të jesh këtu në orën 6

Maridian Sulaj i dërgon SMS Sabaudin Celajt

Maridian Sulaj: më kuptove?

Celaj: E (po)

Sabaudin Celaj i nis SMS Florian Habilajt: U këpute, mos më merr më

Florian Habilaj: Nuk të kuptova

Sabaudin Çelaj: Nuk të marr më se u shtruam në spital vdiqëm

Florian Habilaj: Çar po thua

Në datën 28.2:2014, ora 21.51 Lolo i nis një tjetër mesazh

Florian Habilaj: Ore çar kini

Maridian Sulaj i përgjigjet brenda pak minutash: Sytë tan që të na pëllcasin

Shpërndaje në rrjete sociale