Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar ekipet që janë licencuar për garat evropiane.
Dy skuadrat që po luftojnë kokë më kokë për titullin e kampionit, Drita dhe Prishtina janë licencuar.
Licencën për të luajtur në garat evropiane e kanë marrë edhe katër skuadrat tjera nga Superliga.
Kampioni në fuqi Trepça ’89, Llapi, Liria dhe Gjilani .
Licencim nuk ka marrë ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli si dhe Flamurtari, Drenica dhe Vëllaznimi.
Por në gara evropiane pritet të luajnë vetëm Drita dhe Prishtina që janë shkëputur nga skuadrat tjera në tabelë.
Ka mbetur vetëm të mësohet se cila nga to do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe cila në Ligën e Evropës.
Kujtojmë që Vëllaznimi është në finale të Kupës me Prishtinën, por edhe në rast se gjakovarët triumfojnë në finale nuk do të mund të luajnë në Evropë për shkak të licencimit.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...