Përfaqësueset e të rinjve të Kosovës në Basketboll kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C.
Shorti i hedhur në Munih të Gjermanisë ka vënë përballë ekipit përfaqësues U-16 Ukrainën, Bosnjën, Çekinë, Zvicrën dhe Bjellorusinë në Grupin D të Divizionit B. Ndeshjet do të zhvillohet në Sarajevë prej 9 deri më 18 gusht.
Evropiani U-18, Divizioni C, do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik. Aty Kosova në Grupin B do të përballet me Qipron, San Marinon dhe Gjibraltarin.
Përfaqësuesja U-20, në Grupin D të Divizionit B, do të luajë me Finlandën, Poloninë, Gjeorgjinë dhe Portugalinë.
Në kategorinë e femrave, Kosova U-16 luan me Izraelin, Irlandën, Rumaninë, Zvicrën dhe Luksemburgun në Grupin C të Divizionit B, ndërsa grupmosha U-18 përballet me Norvegjinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Sllovakinë e Luksemburgun në Grupin D të Divizionit B.
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...