Shqipëria përgatitet për të nisur eliminatoret e Euro 2020 dhe ndeshjet e para për këtë edicion.
E ndërsa skuadra ndodhet në Tropikal nën urdhrat e Christian Panuçit, disa kilometra larg, në Tiranë, u prezantuan fanellat e reja të ideuara dhe projektuara nga “Macron”.
Simboli i shqiponjës vazhdon të jetë i pranishëm, këtë herë edhe pak në formë.
I pranishëm, gjatë prezantimit, asnjë futbollist, por presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që deklaroi: “Është bërë një punë kolosale nga kompania “Macron”. Dua t’i falënderoj për këtë projekt dhe të gjithë projektet e tjera”.
“Uroj që të gjitha këto të na sjellin atë që duam të gjithë, një paraqitje sa më të mirë”.
“Uroj që ekipi kombëtar të bëjë rezultat sa më të mirë, për të synuar dhe arritur objektivat. Ta nisim me këmbën e mbarë që ndaj Turqisë”.
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...