Christian Mba, i cili ka bërë një edicion të shkëlqyer në kampionatin kosovar, shumë shpejt pritet të transferohet te Partizani i Shqipërisë.
Burime të SuperSport tregojnë detajet e marrëveshjes, me klubin e kuq që do të bëjë një nga blerjet më të shtrenjta të kampionatit shqiptar.
“Demat” do të paguajnë 180 mijë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë një kontratë për 3 vite e gjysmë. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asistime në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.
Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të. Të kuqtë morën 1.4 milionë euro nga shitja e Skukës, ndërsa kanë menduar që të investojë një pjesë të shumës tek nigeriani, i cili ka perspektivë dhe drejtuesit shpresojnë që të prërsërisin suksesin që patën me sulmuesin dibran.
Marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe shumë shpejt pritet që lojtari të prezantohet dhe të bashkohet me skuadrën e Partizanit, për të qenë i gatshëm që për ndeshjen e radhës.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...