Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë ka vizituar edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e kanë njoftuar nga afër për kushtet në këtë palestër, ndeshjet që i zhvillojnë klubet prishtinase, por edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.
Sot gjatë ditës, Zagklis së bashku me drejtuesit e FBK-së do të takohet me krerët e KOK-ut, si dhe do të jenë të pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës mes Tiranës dhe Trepçës. /abresh.info/


“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...
Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bë...
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...