Baton Zabërgja ka qenë lojtari kryesor në triumfin e Dinamo së Tiranës ndaj Atletic Escaldes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Dinamo fitoi me rikthim 2-1 ndaj skuadrës nga Andorra, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën shqiptare pasi pjesën e parë e mbylli në disavantazh 1-0, ku pësoi gol në minutën e 43-të. Për andorrasit shënoi Vieria.
Por skuadra e Ilir Dajës u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, me Baton Zabërgjën që barazoi në minutën e 65-të.
Katër minuta para fundit Zabërgja asistoi për Qaradakun i cili shënoi golin e fitores.
Ndeshja e kthimit luhet me 31 korrik në Shqipëri./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës