Zabërgja: Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit

17:18 | 11 Nëntor 2025
D.H

Kombëtarja e Kosovës ka filluar stërvitjet për dy ndeshjet vendimtare për kualifikimet e Kupës së Botës.

‘Dardanët’ të shtunën luajnë ndaj Sllovenisë në udhëtim, ku një barazim është i mjaftueshëm për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë, e cila dërgon në play-off të Botërorit, shkruan Arbresh.info.

Sot është zhvilluar stërvitja e radhës, ku kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët e ftuar.

Njëri ndër ta ka folur sa i përket këtyre dy sfidave. Futbollisti, Baton Zabërgja ka theksuar se Kosova ka skuadër për të marrë pjesë në Botëror.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë si ekip kombëtar”.

“Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë, edhe pse me grupin e lojtarëve që kemi mund të shkojmë për fitore. Ekipi është paraqitur në nivel të jashtëzakonshëm, sidomos kundër Suedisë, ku të gjithë dhanë 100 për qind dhe u arritën rezultatet që dëshiruam”.

“Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit”, tha Baton Zabërgja i rikthyer në ekipin kombëtar pas lëndimit që e kishte lënë jashtë grumbullimit të tetorit.

Ndeshja me Slloveninë luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale