Pas fitores në ndeshjen e parë, ndaj skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy (92:82), Z Mobile Prishtina sonte e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit E të Fiba Europe Cup.
Prishtinasit janë mysafirë të skuadrës rumune Steaua Bucuresti, ndërsa ndeshja fillon në orën 18:00.
Ndryshe nga Z Mobile Prishtina, e cila garën e ka nisur mjaft mirë, rumunët në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje të thellë në udhëtim te skuadra daneze Bakken Bears, duke u mposhtur me shifrat 64:100.
Fitorja eventuale e Prishtinës do të ishte një hap i madh drejt kalimit në rrethin tjetër të garave. /arbresh.info/
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...